Sipas të dhënava të fundit të publikuara nga Digital Music News, Apple Music ka kaluar për herë të parë numrin e abonentëve të Spotify në Shtetet e Bashkuara. Rezultatet janë mbledhur nga një distributor muzikor në SHBA që për momentin preferon të qëndrojë anonim dhe që pak orë më parë ka shpërndarë një raport që shfaq të dhënat e të abonuarve në Apple Music, Spotify, Tidal dhe Sirius XM.

Nga ky raport rezulton se Apple Music në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar Spotify për sa i përket numrit të abonentëve, megjithëse nuk janë bërë publike shifrat ekzakte (flitet për më shumë se 20 milionë abonentë).

Që në Shkurt flitej për faktin se Apple Music në SHBA kishte nisur të fitonte shumë abonentë në krahasim me Spotify, me një rritje prej 5%. Nuk bëhet fjalë për të dhëna zyrtare, por shumë burime të tjera kanë konfirmuar këtë raport. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment