Sipas zërave jo zyrëtarë, Microsoft po punon për një projekt të quajtur Andromeda e cila parashikon zhvilimin e një prototipi të Microsoft Surface, i cili do ti lejojë përdoruesit ta mbajë atë në xhep sikur të ishte një libër pasi supozohet se ekrani do të jetë i përkulshëm. Në momentin e përdorimit, ai do të hapet dhe përdoruesi mund ta përdorë në të dyja "faqet" duke prekur ose nëpërmjet lapsit elektrostatik.

Në fakt projekti është përmëndur shpesh herë në rrugë jo zyrëtare dhe tashmë zërat për këtë produkt janë bërë më konkretë pasi portali The Verge ka publikuar disa imazhe të cilat janë koncept i produktit dhe sipas burimeve shumë pranë Microsoft, ato janë shumë të ngjashme me produktin prototip.



Inxhinierët e kompanisë e përshkruajnë këtë projekt si një inovacion i cili do të sjellë  të gjitha funksionet e një PC dhe ato që mund të bëjë në një SmartPhone. Gjithashtu produkti do të integrojë programe dhe komponentë Hardware të cilat do të jenë risi duke i krahasuar me teknologjitë aktuale. Përsa i përket eksperiencës së përdoruesit me aparatin,  do të jetë gjithashtu një miksim midis atë se çfarë ai mund të bëjë me një PC dhe një SmartPhone.

Foto që shikoni në këtë artikull janë një koncept i projektit Andromeda dhe deri tani shumë elementë janë të paqartë dhe si pasojë, një pjesë e mirë e ekspertëve janë të bindur se ky është një projekt i cili do të mbetet vetëm në tentativë pasi shumë kompani të tjera kanë tentuar ti gjejnë një përdorim të dobishëm ekraneve që mund të lakohen ose përkulen, por pa rrezultate bindëse. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment