Aplikacioni WhatsApp për iOS është përditësuar duke sjellur disa risi mjaft interesante. Tani mund të dërgoni mesazhe në një grup duke shfrytëzuar asistentin vokal Siri, por përveç kësaj duket se versioni i fundit i WhatsApp fsheh një funksion mjaft interesant që shfaq një preview të imazheve multimediale direkt nga njoftimet në Lockscreen.

Për momentin, nëse merrni një mesazh në WhatsApp që përmban një foto ose një GIF, ajo sinjalizohet nëpërmjet ikonës së makinës fotografike ose një anije kozmike, ndërsa me përditësimin e ri do të keni mundësinë të shikoni një preview të materialit, si në imazhin që kemi publikuar më lart.

Përveç kësaj, me sa duket do të keni mundësi të shkarkoni imazhin direkt nga lockscreen, në rast se nuk i keni të aktivizuara shkarkimet automatike. Ky funksion është i disponueshëm vetëm për disa përdorues në këtë moment por gradualisht do të vijë për të gjithë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment