Sot duam t'iu prezantojmë një aplikacion me receta gatimi tradicionale nga kuzhina shqiptare dhe ajo e huaj. Bëhet fjalë për aplikacionin zyrtar të njërit prej portaleve më të lexuara rreth ushqimit. Aplikacioni "Kuzhina Shqiptare" ofron më tepër se 10,000 receta gatimi, këshilla, video-receta, teknika dhe shumë kuriozitete të tjera në lidhje me ushqimin.

KuzhinaShqiptare.com është portali më i vizituar dhe lexuar në tregun shqiptar në fushën e ushqimit. Mijëra receta, fotografi, komente dhe diskutime zhvillohen në këtë platformë çdo muaj. Në këtë aplikacion ju do të gjeni receta gatimi nga kategori të ndryshme, menu/koleksione të recetave për festa dhe raste të ndryshme, këshilla se si të jeni më efikas në kuzhinë, etj...


Disa nga veçoritë e aplikacionit përfshijnë:
  • Receta gatimi (përbërësit + udhëzimet hap pas hapi bashkë me fotografi)
  • Video receta (video të shkurta me udhëzime të detajuara)
  • Menu (koleksione të recetave për festa dhe raste të ndryshme)
  • Autorët (mësoni kush po i shkruan recetat tua të preferuara dhe komunikoni me të)
  • Forma e kërkimit (çdo recetë që ju bie në mendje mund ta gjeni tek ne)

Disa nga kategoritë e recetave që do ti gjeni në këtë aplikacion përfshijnë:
  • Tradicionale (koleksioni më i madh i recetave tradicionale shqiptare)
  • Ëmbëlsira / Torte
  • Këshilla
  • Brumëra / Pite
  • Mishëra
  • Gjellëra
  • Sallata / Turshi
  • Pije
  • Supa
  • Pasta
  • Antipasta
  • Pjata të para
  • Pjata të dyta
  • Salca

Kuzhina Shqiptare | iOS 9 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment