CoolStar ka njoftuar se Jailbreak me anë të programit Electra së shpejti do të zëvendësojë Cydia me Sileo, një package manager i ri që sjell tweak dhe programe alternative. Cydia nuk është optimizuar për iOS 11 dhe për këtë arsye grupi i Electra ka vendosur të transferojë çdo repository zyrtare në programin e ri Sileo.

Pwn20wnd, një pjesëtar i rëndësishëm i grupit Elextra, ka bërë të ditur se "Të gjithë paketat e vjetra dhe konfigurimi juaj nuk do të ndryshojnë por do të jenë të njëjta pas kalimit tek Sileo!" dhe ka konfirmuar se "Blerjet tuaja në Cydia do të vlejnë edhe për Sileo".

Sileo do të jetë krejtësisht kompatibël me çdo paketë dhe repo të Cydias. Sileo funksionon vetëm me iOS 11 dhe është projektuar duke mbajtur nën konsideratë të gjitha mjetet e fundit të iOS me 64 bit. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment