Apple dhe LG Display kanë firmosur një marrëveshje për furrnizimin me ekrane LCD dhe OLED që do të përdoren në modelet e ardhshme iPhone 2018, sipas burimeve koreano-jugore Newspim të cituara së fundmi nga Digitimes. Kontrata parashikon që kompania koreane të vërë në dispozicion 20 milionë ekrane LCD dhe deri në 4 milionë ekrane OLED për modelin e ardhshëm iPhone X 6,5".
Ky do të jetë një furrnizim i pjesshëm nga ana e LG, duke qenë se pjesën tjetër do ta prodhojë Samsung. Megjithatë, kjo marrëveshje duket se do t'i hapë dyert LG-së për një rol më qendror në vitin 2019, duke qenë se flitet për një zgjerim të impianteve të LG Display në Korenë e Jugut, në mënyrë që të përballojë në mënyrë autonome të gjitha kërkesat e Apple për ekranet e iPhone X. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment