Në iOS 12, Apple ka shtuar një vegël të re të quajtur "Screen Time" që ju krijon një ide se sa kohë shpenzoni çdo ditë duke përdorur aplikacionet, për të vizituar faqet web të preferuara, dhe shumë veprime të tjera. Në këtë artikull të iPhoneAlbania do ju shpjegojmë se si ta përdorni atë dhe se sa e dobishme do të jetë ajo në jetën tuaj.
Mbani nën kontroll kohën që përdorni iPhone
Funksioni i ri Screen Time, ju lejon të mbanin nën kontrloll kohën që shpenzoni me pajisjen tuaj çdo ditë. Ju mund të përdorni gjithashtu këtë funksion për të kontrolluar edhe kohën që shpenzojnë fëmijët tuaj në iPhone. Por si mund ta shfrytëzoni këtë funksion.
1. Hapni aplikacionin Settings dhe shkoni tek opsioni Screen Time.
2. Më pas zgjedhni opsionin Turn On Screen Time, dhe shtypni Continue.
Në faqen kryesore, do të vini re tre seksione kryesore. Në të parë, do të shikoni një tabelë që tregon sasinë e kohës që ju keni shpenzuar në pajisjen tuaj sot dhe si e keni shpenzuar atë. Në seksionin e dytë do të keni në dispozicion një mjet për të kufizuar përdorimin e pajisjes tuaj. Ndërsa në seksionin e fundit do të gjeni mjete për monitorimin e pajisjeve të fëmijëve tuaj.
Le t'i shohim sëbashku të gjitha këta seksione.
Grafiku kryesor Screen Time
Grafiku në faqen kryesore ofron një ndarje të kohës që keni shpenzuar në pajisjen tuaj iOS. Nëse keni më shumë se një pajisjen me iOS 12, ju mund të shikoni përdorimin tuaj të përgjithshëm këtu.
1. Duke klikuar mbi grafik do të zbuloni më tepër informacione, përfshirë:
Shënim: Mund të keni infromacion për sot ose për 7 ditët e fundit.
Kufizime dhe përshtatje
Në seksionin tjetër do të shihni katër funksione: Kohëzgjatjen, Limitet e aplikacioneve, Gjithmonë të lejuara dhe Kufizimet e privatësisë.
Kohëzgjatja (Downtime)
Ku aktivizoni funksionin "Downtime", thirrjet, mesazhet dhe aplikacionet e tjera që dëshironi të lejoni, mund të përdoren. Çdo gjë tjetër, përfshirë edhe njoftimet, do të fiken.
1. Shtypni Downtime dhe më pas butonin ON.
2. Pasi të keni aktivizuar Downtime, do t'ju kërkohet të krijoni kohën e fillimit dhe të fundit.
Limitet e aplikacioneve (App Limits)
Nga kjo faqe ju mund të caktoni afatet kohore ditore për aplikacionet dhe kategoritë që dëshironi të menaxhoni. Pasi të jetë tejkaluar limiti, do të kërkohet gjithmonë leje nga ju për të lejuar më shumë kohë.
1. Për të filluar, shtypni App Limits nga faqja kryesore e Screen Time dhe zgjedhni App Limit.
2. Në faqen tjetër, ju mund të vendosni të zgjedhni limitin për të gjitha aplikacionet dhe kategoritë ose një kategori të caktuar. Pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj, shypni butonin Add sipër djathtas.
3. Klikoni Customize Days për të të ndryshuar limitet nga dita në ditë.
Gjithmonë të lejuara (Always Allowed)
Këtu do të gjeni një listë me aplikacione që ju dëshironi të jenë aktive gjithmonë. Në default, aplikacionet e lejuara janë Phone, Messages dhe Facetime.
1. Shtypni butonin + ose - për të shtuar ose hequr një aplikacion.
Kufizimet e privatësisë dhe përmbajtja
(Content & Privacy Restrictions)
Në këtë seksion ju mund të kufizoni materialet për të rritur në iTunes dhe App Store dhe në faqet web.
Po ju e keni testuar këtë funksion në iOS 12? Na shkruani përshtypjet tuaja me anë të komenteve më poshtë. /iPhoneAlbania
Mbani nën kontroll kohën që përdorni iPhone
Funksioni i ri Screen Time, ju lejon të mbanin nën kontrloll kohën që shpenzoni me pajisjen tuaj çdo ditë. Ju mund të përdorni gjithashtu këtë funksion për të kontrolluar edhe kohën që shpenzojnë fëmijët tuaj në iPhone. Por si mund ta shfrytëzoni këtë funksion.
1. Hapni aplikacionin Settings dhe shkoni tek opsioni Screen Time.
Le t'i shohim sëbashku të gjitha këta seksione.
Grafiku kryesor Screen Time
Grafiku në faqen kryesore ofron një ndarje të kohës që keni shpenzuar në pajisjen tuaj iOS. Nëse keni më shumë se një pajisjen me iOS 12, ju mund të shikoni përdorimin tuaj të përgjithshëm këtu.
1. Duke klikuar mbi grafik do të zbuloni më tepër informacione, përfshirë:
- Kategorinë e aplikacioneve që përdorini më shumë, si për shembull: Lojëra, Productivity, etj; Aplikacionet referuese.
- Sasinë më të madhe të kohës që keni shpenzuar me një të ulur.
- Aplikacionet që keni përdorur më shumë sipas kohës ose kategorisë.
- Për sa kohë e keni prekur pajisjen tuaj sot.
- Sa njoftime keni marrë dhe nga cilat aplikacione.
Kufizime dhe përshtatje
Në seksionin tjetër do të shihni katër funksione: Kohëzgjatjen, Limitet e aplikacioneve, Gjithmonë të lejuara dhe Kufizimet e privatësisë.
Kohëzgjatja (Downtime)
Ku aktivizoni funksionin "Downtime", thirrjet, mesazhet dhe aplikacionet e tjera që dëshironi të lejoni, mund të përdoren. Çdo gjë tjetër, përfshirë edhe njoftimet, do të fiken.
1. Shtypni Downtime dhe më pas butonin ON.
2. Pasi të keni aktivizuar Downtime, do t'ju kërkohet të krijoni kohën e fillimit dhe të fundit.
Nga kjo faqe ju mund të caktoni afatet kohore ditore për aplikacionet dhe kategoritë që dëshironi të menaxhoni. Pasi të jetë tejkaluar limiti, do të kërkohet gjithmonë leje nga ju për të lejuar më shumë kohë.
1. Për të filluar, shtypni App Limits nga faqja kryesore e Screen Time dhe zgjedhni App Limit.
3. Klikoni Customize Days për të të ndryshuar limitet nga dita në ditë.
Gjithmonë të lejuara (Always Allowed)
Këtu do të gjeni një listë me aplikacione që ju dëshironi të jenë aktive gjithmonë. Në default, aplikacionet e lejuara janë Phone, Messages dhe Facetime.
1. Shtypni butonin + ose - për të shtuar ose hequr një aplikacion.
(Content & Privacy Restrictions)
Në këtë seksion ju mund të kufizoni materialet për të rritur në iTunes dhe App Store dhe në faqet web.
Po ju e keni testuar këtë funksion në iOS 12? Na shkruani përshtypjet tuaja me anë të komenteve më poshtë. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment