Me 3D Touch, duke filluar nga modeli iPhone 6s është e mundur të shfrytëzoni këtë karakteristikë për të transformuar tastierën virtuale të iOS në një trackpad të vërtetë. Falë iOS 12, ky funksion mund të përdoret edhe në modelet e tjera iPhone që nuk janë të pajisur me sensorin 3D Touch.

Me iOS 12, funksioni "trackpad" mund të shfrytëzohet nga të gjitha modelet iPhone dhe aktivizohet duke shtypur dhe mbajtur të shtypur butonin space. Pasi të keni kryer këtë veprim, tastiera do të transformohet në një trackpad që ju lejon të lëvizni me thjeshtësi dhe shpëjtësi kursorin në zonën e tekstit në çdo aplikacion.

Mjafton të lëvizni gishtat mbi tastierë për të spostuar kursorin. Një lajm që do të gëzojë të gjithë përdoruesit që kanë një iPhone pa 3D Touch (iPhone 5s dhe iPhone 6), që tani mund të shfrytëzojnë një funksion kaq komod të pranishëm në tastierën e iOS. /iPhoneAlbania


0 komente:

Post a Comment