Instagram do na njoftojë  me një mesazh kur t'i kemi parë të gjitha postimet e fundit (që i referohen 48 orëve të fundit) që kemi në timeline. Në këtë mënyrë do të dimë kur të ndalojmë kërkimin tonë në kërkim të postive më të rejave të miqve dhe personave që ndjekim në Instagram.

Funksioni i ri është shumë i thjeshtë pasi na ofon një njoftim të shpejtë, sidomos nëse nuk dëshirojmë të kalojmë orë të tëra në telefon në kërkim të postimeve të fundit. Në këtë mënyrë, mund të mbyllim aplikacionin, dhe të merremi me diçka tjetër.  Së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment