4.3 miliardë euro është gjoba që Bashkimi Evropian i ka vendosur “Google” për shkelje të normave të tregut me sistemin operativ “Android”. Në arsyetimin e Komisionit Evropian mbi gjobën thuhet se “Google” ka kepërdorur dominimin e tregut me sistemin operativ Android të përdorur në pajisje të tilla si smartphone dhe tablet.

Po ashtu theksohet se brenda një periudhe prej 3 muajsh “Google” duhet të ndryshojë mënyrën e funksionimit. Kujtojmë që “Android” është sistemi operativ më i përdorur, dhe gjithashtu burim të ardhurash për pjesën dërmuese të aplikacioneve të “Google”.

Edhe dy vite më parë “Google” akuzohej nga BE për dominim të tregut me sistemin operativ “Android” duke shkelur rregullat e konkurrencës. Rezultonte se “Google” kishte bërë marrëveshje me prodhues të pajisjeve për instalimin e detyrueshëm të “Google search”, “Play Store”, dhe “Chrome”. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment