Apple sapo ka prezantuar modelet e reja MacBook Pro me disa përmirësime hardware, duke arritur deri në 6 core për modelin 15 inç. Modelet e reja MacBook Pro me Touch Bar janë të pajisur me porçesor Intel Core të gjeneratës së tetë, me 6 core në modelin 15" për të arritur përformanca deri në 70% më të shpejta dhe quad-core në modelet 13 inç për performanca deri në dy herë më të shpejta. Do të kenë në dispozicion edhe çipin e ri T2 me funksionin Hey Siri dhe ekran True Tone.

Karakteristikat kryesore të MacBook Pro 15"

  • Proçesor Intel Core i7 dhe Core i9 me 6 core deri në 2,9 GHz me Turbo Boost deri në 4,8 GHz
  • Deri në 32GB memorie DDR4
  • Grafikë të fuqishme Radeon Pro me 4 GB memorie video për çdo konfigurim
  • Deri në 4TB hapësirë SSD2
  • Teknologji erkani True Tone
  • Chip T2 Apple
  • Touch Bar dhe Touch ID

Karakteristikat kryesore të MacBook Pro 13"

  • Proçesor Intel Core i5 dhe i7 quad-core deri në 2,7 GHz me Turbo Boost deri në 4,5 GHz dhe dopio eDRAM
  • Grafikë të integruar Intel Iris Plus 655 me 128MB eDRAM
  • Deri në 2TB hapësirë SSD2
  • Teknologji ekrani True Tone
  • Chip T2 Apple
  • Touch Bar dhe Touch ID

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment