Apple po punon prej vitesh për të revolucinuar hartat e saj. Shërbimi i hartave do të pësojë një rikostruksion rrënjësor duke u nisur nga zero. Do të ketë përmirësime në çdo drejtim, me imazhe te reja satelitore dhe të dhënat të mbledhura nga autoveturat ekskluzive të Apple që kanë përshkuar rrugët e gjithë botës.
Lajmin e ka dhënë Eddy Cue, zëvëndës president i Internet Software and Services për Apple. Ai ka theksuar risitë që do të vijnë për përdoruesit që jetojnë në zonën e San Fraçiskos të cilët duke filluar nga versioni i fundit beta i iOS 12 do të kenë mundësi të shfrytëzojnë shërbimin e ri, ndërsa brenda vitit do të shtrihet në të gjithë Amerikën.
Apple deklaron se ka bërë përmirësime për sa i përket trafikut, kushteve të rrugëve në kohë reale, rrjetit rrugor, ndërtimeve të reja, ndryshimet në rrugë dhe shumë të tjera. Për të arritur të gjithë këto objektiva Apple nuk do të mbështetet më tek të dhënat e palëve të treta si TomTom por do të shfrytëzojë database të brendshme. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment