Me rastin e World Emoji Day, Apple ka publikuar disa detaje në lidhje me emojit e reja që do të vijnë në pajisjet iOS brenda këtij viti, si integrim i Unicode 11. Gjatë vitit, përditësimet e ndryshme për iPhone, iPad, Apple Watch dhe Mac do të sjellin 70 emoji të reja.



Do të vijnë disa emoji të reja për personat me flokë të kuqe, gri, kaçurrela, për tullacët dhe disa smiley për të shprehur më shumë emocione me anë të mesazheve. Janë shtuar edhe disa kafshë të reja, fruta dhe ushqime. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment