Vetëm 24 orë pas lëshimit të versionit beta 5 të iOS 12 për zhvilluesit, Apple ka lëshuar edhe versionin beta 4 publik, i cili mund të instalohet nga kushdo që dëshiron të testojë sistemin më të ri iOS për iPhone dhe iPad që do të jetë i disponueshëm në versionin zyrtar në fund të muajit shtator.
Për të instaluar këtë version ju ftojmë të ndiqni guidën tonë të detajuar që do ju udhëzojë hap pas hapi në të gjitha fazat. Duke qenë se bëhet fjalë gjithmonë për një version beta, ju njoftojmë se mund të ketë bug dhe probleme me performancën e pajisjes tuaj. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment