Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Honey Stickers, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Honey Stickers është një program i cili do t'ju japë mundësinë të dërgoni tekste të animura kur shkruani sms për njerëzit tuaj të dashur. Pasi ta instaloni në listën e ikonave të animuara të tastierës në iOS, do të shtohen dhe tekstet në fjalë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Sushi Sticker for iMessage, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sushi Stickers është një tjetër program i cili sjell tekste dhe ikona të animuara për tastierën e iOS. Lista e ikonave që programi vë në dispozicion i dedikohet ushqimit japonez dhe do të jenë një mënyrë e shpejtë dhe e veçantë për të ftuar miqtë në një restorant Japonez.


- Text Mess, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Text Mess është një nga programet më të vlerësuara në App Store përsa i përket krijimit të ikonave të animuara. Ai ndryshon nga të tjetër sepse ikonën do ta krijoni ju duke vendosur fjalët që do të dërgoni tek personi me të cilin po komunikoni. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment