Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Rolling Bolts, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rolling Bolts është një lojë me temë kuic në të cilën duhet të rrotulloni figurat 6 këndore sipas drejtimit të kërkuar dhe në kohën e duhur. Kini kujdes sepse është një lojë që kërkoni vëndie maksimale dhe duhet të bëni shumë lëvizje në të njëjtën kohë.


Backgammon Premium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon Premium sjell në iOS lojën e famshme tavëll në të cilën mund të sfidoni të gjithë miqtë tuaj online. Gjitashtu mund të luani edhe në versionin e karrierës ku duhet të mundni më të mirët për të qënë i pari. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment