Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 3rd Grade Reading, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
3rd Grade Reading është një program edukativ i cili i dedikohet fëmijëve që janë në vitet e para të shkollës. Nëpërmjet tij ato mund të marrin informacione dhe të zgjidhin kuice në mënyrë interaktive dhe të kuptueshme në gjuhën angleze. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Zero+, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Zero+ është një lojë me temë kuic ku duhet të rëndisni numrat që shfaqen në kutitë e ngjyrosura, në mënyrë të tillë që shuma e tyre të jetë 0. Duke e thjeshtë por do të kërkojë përqëndrim sepse koha mbaron shumë shpejt. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment