Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- 7 Minutes Workout, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
7 Minutes Workout është një program i cili ju ndihmon të mbani në formë trupin. Nëpërmjet instruktorit virtual, në vetëm 7 minuta do të kryeni ushtrime të cilat do ndihmojnë trupin të jetë gjithmonë aktiv. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Animal Math Kindergarten, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Animal Math i dedikohet fëmijëve të cilët do të mësojnë rregullat e para matematikore duke zgjidhur mbi 100 loja të ndryshme interaktive. Secila nga ato ka si qëllim zgjidhjen e një veprimi matematikor por që do të shoqërohet nga elementë të cilët mund të interpretohen mjaft lehtë nga fëmijët. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


- Doodle Dandy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Doodle Dandy është një program për të gjitha moshat në të cilin kushdo mund të krijojë imazhe artistike vetëm me pak lëvizje dhe fantazi. Është një program i lehtë për tu mësuar ku me kalimin e kohës do të bëheni një artist i vërtetë dhe të befasoni miqtë tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment