Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dungelots: Shattered Lands, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Dungelots është një lojë me temë strategjie dhe aventur ku ju do të luani në periudhën prehistorike kur banorët e një fshati duhet të luftojnë kundra krijesasve gjysëm të vdekura të cilat terrorizojnë këdo që i del pëpara. Ja vlen ta merrni këtë lojë e cila është në ofertë vetëm për një kohë të limituar.


- Learn Italian, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Learn Italian është një nga progamet më të mira në App Store e cila ju mëson në kohë rekord gjuhën Italiane. Nëpërmjet tutorit virtual do të mësoni se si të flisni dhe shkruani gjuhën e vëndit fqinj. Sot ky program mund të shkarkohet falas.


- Better Habits: Habit Tracker, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Better Habits është një nga programet më të vlerësuara në App Store përsa i përket menaxhimit të aktiviteve ditore. Në mënyrë interaktive ai do t'ju japë mundësinë të shikoni në çdo moment, sa nga aktivitetet ditore keni përmbushur duke ju stimuluar që ti bëni ato nëse kjo gjë nuk ka ndodhur. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment