Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Four in a Row, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Four in a Row është një lojë në të cilën ju mund të luani me miqtë online. Qëllimi do të jetë realizimi i serisë prej katër elementësh të të njëjtës ngjyrë në çdo drejtim qofshin. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


- Art Authority, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Art Authority është një program nëpërmjet të cilit do të merrni informacion në lidhje me artin dhe kulturën. Ai përmban informacione në lidhje me çdo artist apo formë arti për të cilat mund të kërkoni informacionin që dëshironi. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Language Translator By Vocre, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Language Translator është një program i cili ju lejon të komunikoni me mesazhe duke shkruar në një gjuhë dhe marrësi i tij, mund të zgjedhë ta përkthejë atë në një gjuhë tjetër. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment