Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Spite & Malice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splice & Malice është një lojë me letra fati, ku qëllimi kryesor është të nxisni kundërshtarin të luaj letrat tuaja. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas dhe ta luani me miqtë tuaj online.


- Ginkgo Dino, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Ginkgo Dino është një lojë me aventurër ku fëmijët do të mësojnë çdo gjë në lidhje me periudhën e dinosaurëve. Me mikun e tyre Ginkgo do të eksplorojnë botën e mistershme të krijesave më të mëdha në botë, ku ai do ti shpjegojë në mënyrë interaktive çdo detaj. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment