Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Down of Crafting, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Down of Crafting është një lojë me temë kuic e cila mund të shkarkohet falas për një periudhë kohe të limituar. Qëllimi juaj do të jetë ndërtimi i sa më shumë objekteve në një fshat të rrënuar nga pushtuesit. Aftësinë për të ndërtuar do ta trashëgoni nga një mjeshtër i shquar por duhet të zgjidhni të gjitha enigmat për të arritur maksimumin.


Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


- Monogram Plus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Monogram Plus është një program i cili ju lejon të modifikoni ikonat që shprehin emocione në Apple Watch të cilat shfaqen kur ora dixhitale është në gjëndje të fjetur ose "sleep". Kujtojmë që duhe të instaloni dhe versionin e programit në Apple Watch.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment