Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


- Watered, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Watered është një program i dobishëm i cili ju ofron disa 100 këshilla dhe informacione në lidhje me ujin, i cili përbën bazën e jetës së gjallë në tokë. Programi do t'ju ndihmojë me këshillat e tij edhe në lidhje me shëndetin nëse rrespektoni çdo mësim që do të merrni nga ai. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


- Chroma Keyboard, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chroma Keyboard sjell në iOS një veshje të re grafike për tastierën dixhitale. Nëse jeni mërzitur me tastierën klasike, nëpërmjet këtij programi do të keni një pamje të re të saj e cila vjen e bazuar grafikisht mbi ngjyrat kromatike. Ja vlen ta merrni atë!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment