Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Frutorius, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Frutorius është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve dhe jo vetëm. Qëllimi i lojës është të ndihmoni personazhin kryesor të kthej miqtë e tij nga transformimi në fruta, i bërë nga një magjistar. Duhet të tregoheni të shpejtë dhe të saktë gjatë çdo misioni!


CityMaps2Go Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
CityMaps2Go është një program shumë i dobishëm për të gjithë ju që udhëtoni shpesh dhe doni të ruani vëndet që keni vizituar, në hartë. Në mënyrë shumë të thjeshtë dhe intuitive programi ju lejon të ruani çdo detaj të udhëtimit duke krijuar kështu albume të udhëtimeve që bëni. Ai ka një vlerësim të lartë në App Store dhe ju mund ta shkarkoni falas.


Cardinal Land, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Cardinal Land është një lojë në të cilën do të ndërtoni kafshët që duhet të shfaqen në imazhin përfundimtar, duke bashkuar të gjitha figurat e ngjyrosura, brënda 30 sekondave. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment