Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- No Zero Days, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
No Zero Days është një program i cili ju ndihmon të ruani aktivitet që bëni gjatë ditës të cilat kanë si synim të ndihmojnë të tjerët ose të përmirësojnë disa aspekte të jetës tuaj. Ai është i thjeshtë për tu përdorur dhe në fund do të keni një program i cili ju vë në dukje çdo gjë që ju keni bërë në ditët e kaluara me qëllimin final, i cili është dhënia e kurajos për të jetuar ditën sa më mirë.


- Cheer Leader, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cheer Leader është një program i cili ju ndihmon të organizoni ditën tuaj për të qënë sa më produktiv dhe në fund të keni dhe statistika për arritjet tuaja të cilat mund të shërbejnë për t'ju dhënë sa më shumë kurajo për të ardhmen.


Voice Record Memos, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Voice Record Memos është një program i cili zëvëndëson rregjistruesin zanor të iOS. Programi sjell një ndërfaqe të re grafike si dhe animime në kohë reale të rregjistrimit. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment