Gjatë ditës së djeshme është lëshuar zyrtarisht Jailbreak për iOS 11.2 - iOS 11.3.1, me anë të programit Electra. Në këtë artikull do të publikojmë një guidë që mund të ndiqni hap pas hapi për të instaluar programin Cydia në pajisjen tuaj. Ju njoftojmë se iPhone do të fiket dhe rindizet dy herë dhe duhet të ekzekutoni përsëri programin Electra pasi të jetë fikur pajisja herën e parë.

Çfarë ju nevojitet

  • Programi Electra (Shkarko)
  • Cydia Impactor për kompjuterin tuaj (Shkarko)

GUIDA

1. Sigurohuni që të keni bërë një backup të pajisjes tuaj në iCloud ose iTunes. Shkarkoni programin Electra dhe Cydia Impactor. Me butonin e djathtë të mausit shtypni "Extract All" për Impactor.


2. Hapni programin Impactor dhe shtypni "Run" nëse kërkohet. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe zgjedhni opsionin "Authorize" në ju kërkohet. Tani spostoni file-in .ipa të programit Electra në dritaren e Cydia Impactor.


3. Do ju kërkohet të vendosni llogarinë tuaj Apple ID dhe fjalëkalimin. Cydia Impactor do të firmosë file-in .ipa të programit Electra dhe do të ekzekutojë Jailbreak duke instaluar Cydia.


4. Hapni aplikacioni Settings dhe zgjedhni opsionin "Siri & Search". Ç'aktivizoni funksionin "Hey Siri". Shrkoni tek Settings > General > Profiles & Device Management dhe kiloni sipër Apple ID. Klikoni gjithmonë "Trust".


5. Tani hapni Control Center dhe aktivizoni "Airplane Mode". Mbani të shtypur butonin Power dhe fikeni pajisjen tuaj. Pas pak sekondash shtypni përsëri butonin për ta ndezur atë. Hapni programin Electra nga iPhone. Shtypni "Jailbreak" dhe iPhone do të fiket. Pasi të rindizet do ju informojë se është krijuar një APFS Snapshot. Shtypni “Continue Jailbreak”.


Electra do të instalojë Cydia dhe do ju informojë se OpenSSH është në ekzekutim. Shtypni "Exit" për të përfunduar proçesin e Jailbreak. Pasi të ketë përfunduar ky proçes mund të hapni programin Cydia dhe të ngarkoni paketat e saj. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment