Nëpërmjet këtij artikulli do t'ju sjellim një lajm teknologjik i cili lidhet me testimin e programeve të krijuara për iOS ose OS X. Deri tani testimi i tyre është bërë vetëm nga zhvilluesit dhe personat të cilët kanë një llogari në iCloud. Numri i personave që testojnë programet ka qënë i limituar por tashmë Apple ka vendosur të ndryshojë strategji.

Në eventin WWDC, ajo ka prezantuar programin Test Flight Public Link, ndryshe nga proçedura klasike, e cila është dërgimi i ftesës për tu bërë testues programesh nga një zhvillues, programi do ti lejojë çdo përdoruesi të bëhet i tillë pa patur nevojë që ai të jetë i rregjistruar më parë. Për të aktivizuar këtë funksion, zhvilluesve të programeve do ti jepet mundësia që të gjenerojnë një link unik të cilin mund ta ndajnë me këdo që ka një iDevice.

Kur testuesi do të hapë programin në fjalë, do të ketë një listë me programe për tu testuar, të cilat janë publikuar nga zhvillues të ndryshëm dhe duke likuar në njërin nga ato, programi do të instalohet në iDevice dhe do të jetë i vlefshëm derisa data e vlefshmërisë të skadojë së link-ut të mbarojë, ose vetë zhvilluesi ta anullojë atë.

Për sa i përket zhvilluesit, në seksionin iTunes Connect, ata do të kenë mundësinë të menaxhojnë programet e tyre siç kanë bërë deri tani, të menaxhojnë grupet e personave që konsiderohen tester dhe seksionin e ri për menaxhimin e link-eve publike të çdo programi.


Për momenti, Test Flight Public Link është në versionin beta dhe po të kërkoni në App Store, do të drejtoheni tek programi Test Flight i cili është aktualisht i vetmi program që zhvilluesit kanë, për të testuar programet. Teknologjia e re për testimin e programve do të thjeshtojë këtë proçes të publikimit të tij në app store dhe do të bëjë të mundur që programet që kemi në App Store të jenë më të sigurtë dhe pa probleme. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment