WhatsApp ka konfirmuar se aplikacioni zyrtar për iPhone nuk do të mbështesë më iOS 7. Problemi është relativ, duke qenë se pajisjet Apple me këtë sistem oparativ që daton në vitin 2013, janë shumë pak, por ato që përdorin akoma iOS 7 nuk do të keni mundësi të bashkëbisedojnë me WhatsApp.

Ky limit do të interesojë të gjithë përdoruesit që kanë një iPhone 4 ose një model më të vjetër, duke qenë se suporti për këta smartphone ndalon pikërisht tek iOS 7. Kompania shpjegon se ky vendim është marrë për të përmirësuar akoma më shumë shërbimin, me karakteristika që nuk mund të funksionojnë në versionet më të vjetra iOS.

Aplikacioni do të ndalojë së funksionuari krejtësisht në iOS 7 në vitin 2020, por që tani disa funksione të reja të WhatsApp mund të ç'aktivizohen tek pajisjet që kanë të instaluar këtë version iOS. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment