Watch OS 5 u prezantua në eventin WWDC të këtij muaji bashkë me iOS 12 dhe OS X Mojave. Sipas vlerësimeve të para, versioni 5 nuk sjell ndryshime thelbësore në grafikë por shumë funksione të reja të cilat do ta bëjnë orën inteligjente akoma më të dobishme. Në fund të artikullit ju sjellim dhe një video të realizuar nga macrumors.com, në të cilën tregohen këto funksione nga një Apple Watch.
Funksioni më interesant është Walkie-Talkie, i cili do ti lejojë përdoruesit ta përdori orën inteligjente për të komunikuar me një tjetër, nëpërmjet mikrofonit të integruar. Mënyra se si do të funksionojë nuk është akoma e qartë pasi në versionin beta, kur klikoni tek ikona, shfaqet vetëm një mesazh që njofton se funksioni do të jetë i disponueshëm së shpejti.
Podcast është një tjetër risi në Watch OS, i cili do t'ju lejojë të dëgjoni muzikën e preferuar pa patur nevojë të lidheni me një iPhone. Pra ky është një tjetër funksion që e bën orën inteligjente akoma më të pavarur nga iPhone.
Nëse jeni aktiv në aktivitet sportive, Apple ka vendosur të sjellë programin Workout i cili do t'ju japë mundësinë të sfidoni miqtë në arritjet javore, si përshëmbull djegia e kalorive në palestër. Programi do t'ju nxisë të bëni më shumë sport, gjë që do të rrezultojë pozitive për shëndetin. Apple ka vendosur 2 kategori në të cilat mund të sfidoni miqtë, Yoga dhe Hiking.
Siri bëhet akoma më inteligjent sepse tashmë ai suporton kategori të reja si sporti, rrahjet e zemrës apo marrja e informacioneve nga programe që do të zhvillohen nga kompani të ndryshme. Të gjitha këto do t'ju ndihmojnë të merrni informacionet e duhura pa patur nevojë të keni një iPhone pranë.
Së fundmi, përdoruesi do të ketë mundësi të shikojë faqe web por të limituara përsa i përket grafikës sepse versioni 5 i Watch OS integron librarinë Webkit në një version të thjeshtë, e cilia është përgjegjëse për interpretimin e faqeve web në Safari.
Versioni 5 do të jetë i përshtatshëm vetëm me seritë 1, 2 dhe 3 të Apple Watch dhe pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë, duke filluar nga vjeshta e këtij viti.
/iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment