TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) ka nisur prodhimin e chip-ëve A12 të cilët do të përdoren në 3 modelet e iPhonë që pritet të prezantohen zyrëtarisht nga Apple, gjatë vjeshtës së këtij viti. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë drejtuesit e kompanisë pas thashethemeve të fundit, të cilat fokusonin pamundësinë e TSMC për të prodhuar chip-et me teknologjinë e kërkuar nga Apple.

CEO i TSMC premton se këtë vit numri i njësive të prodhuara do të kalojë nga 10.5 milion në 12 milion njësi përpara fundit të këtij viti dhe teknologjia që do të përdoret është 7nm. Në rrjet është thënë shpesh herë se kjo teknologji ishte e pamundur që të integrohej në proçesorët e iDevice, por faktet thonë të kundërtën sepse tashmë prodhimi i tyre ka nisur.

Sipas ekspertëve, Apple do të prezantojë në vjeshtë 3 model iPhone, nga të cilat 2 do të jenë pasardhës të iPhone X dhe tjetri i iPhone 8, por të gjithë do të montojnë chip-in A12. Prite që të kemi një version të ri të iPhone X me dimensione ekrani 6.5 inch i cili do të quhet iPhone X Plus, një tjetër version i cili do të ketë dimensione ekrani aq sa iPhone X por me teknologji të re, ndryshime në dizajn dhe ekranin OLED. Versioni pasardhës i iPhone 8 do të ketë dimensione ekrani prej 6.1-inch por do të vazhdojë të mbajë teknologjinë LED në ekran.

Gjithashtu prite që në vjeshtë të prezantohen dhe versionet e fundit të iPad Pro, Mac dhe Apple Watch seria 4. Ne ju ftojmë të na ndiqni në vazhdim në lidhje me këtë temë pasi do t'ju sjellim kuriozitete dhe thashetheme të tjera. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment