iOS 12 është prezantuar si një sistem operativ në gjëndje të rrisë performancën e çdo modeli iPhone, dhe Apple e ka theksuar disa herë se ka punuar shumë për këtë aspekt. Me versionin e parë beta që është tashmë i disponueshëm për t'u testuar, a vihen re menjëherë këto përmirësime?
Me iOS 12, Apple premton përmirësime të dukshme në performancë, duke u nisur nga animacionet, tek tastiera e deri tek hapja më e shpejtë e aplikacionove. Më në specifikë, Apple pretendon një përmirësim në performancë midis 40% dhe 70% në varësi të veprimeve të përditshme që kryejmë. Për shembull, tastiera duhet të jetë 1.5 herë më e shpejtë në krahasim me atë të iOS 11. Edhe aktivizimi i fotokamerës do të jetë më i shpejtë.
Testimet e versionit beta 1 të iOS 12, akoma plot bug por që do të përmirësohet akoma shumë deri në versionin zyrtar, në një krahasim me iOS 11.4 tregon se Apple është në rrugën e mirë për të mbajtur premtimet. Ka disa probleme në layout, por në përgjithësi performanca e iOS 12 është përmirësuar shumë jo vetëm në modelet më të reja, por edhe në iPhone 6 dhe iPhone 5s.
Në një video të realizuar nga iAppleBytes, një iPhone 5s me iOS 11.4 dhe një iPhone 5s me iOS 12 janë krahasuar sëbashku në një test shpejtësie. Siç mund ta shikoni edhe vetë në videon e mëposhtme, rezultatet na bëjnë të jemi optimist për iOS 12. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment