Duke qenë se iOS 12 është një version "beta", mund të ketë disa probleme të vogla, megjithëse versioni beta publik duket shumë i qëndrueshëm dhe i sigurtë. Një rekomandim i rëndësishëm, pasi të ktheheni në iOS 11, nuk mund të transferoni materialet e shpëtuara në iOS 12. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëni një backup të iOS 11 përpara se të instaloni versionin beta publik të iOS 12.
Keni instaluar versionin beta publik të iOS 12 dhe tani dëshironi të ktheheni prapa në versionin e vjetër iOS 11? Ja hapat që duhet të ndiqni për të bërë Downgrade.
1. Lidheni iPhone me kompjuterin dhe hapni iTunes.
2. Aktivizoni Recovery Mode në iPhone. Për të bërë këtë në iPhone X dhe iPhone 8: shtypni dhe lëshoni me shpejtësi butonin e Volumit sipër, shtypni dhe lëshoni me shpejtësi butonin e Volumit poshtë. Tani mbani të shtypur butonin e Ndezjes deri kur të shfaqet në ekran faqja recovery mode.
Në iPhone 7: mbani të shypur njëkohësisht butonin e Ndezjes dhe atë të Volumit sipër. Vazhdoni t'i mbani të shtypur edhe pasi të shfaqet logoja e Apple, deri sa të shfaqet faqja recovery mode.
Në iPhone 6s dhe modelet më të vjetra: mbani të shtypur njëkohësisht butonin e Ndezjes dhe atë Home. Vazhdoni t'i mbani të shtypur edhe pasi të shfaqet logoja e Apple, deri sa të shfaqet faqja recovery mode.
3. iTunes do të nisë shkarkimin e versionit të fundit iOS (iOS 11.4 në këtë rast) dhe do ta instalojë atë në iPhone-in tuaj.
4. Pasi të ketë përfunduar ky proçes, lidhuni duke përdorur të dhënat tuaja Apple ID dhe zgjedhni opsionin për të ngarkuar backup-in e fundit që keni ruajtur në kompjuter.
Nëse për ndonjë arsye iTunes nuk arrin të shkarkojë versionin e fundit të iOS 11, mund ta shkarkoni atë edh manualisht. /iPhoneAlbania

0 komente:
Post a Comment