Një studente kanadeze është gjobitur me 400 dollarë sepse shikoi orën inteligjente Apple Watch në një semafor. Victoria Ambrose u shpall fajtore për shkeljen e rregullores së drejtimit të makinave në Ontario. Në gjykatë ajo deklaroi se po vështronte Apple Watch për të parë sesa sa ishte ora. Pretendimi i saj u rrëzua nga gjykatësi i cili tha se orët inteligjente janë një shpërqendrim.

Në Prill ajo u ndalua nga një polic trafiku teksa po shikonte orën e saj në një dritë të kuqe semafori, njofton. Polici deklaroi se Ambrose nuk kishte lëvizur automjetin pasi ishte ndezur drita jeshile sepse vëmendja e saj ishte tek ora. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment