Apple ka prezantuar macOS 10.14 Mojave gjatë WWDC 2018. Konfirmimi i parë ka të bëjë me Dark Mode, që e kemi përmendur disa herë edhe në iPhoneAlbania gjatë javëve të fundit. Tema e errët do vijë për të gjitha aplikacionet e sistemit. Me sistemin e ri Mojave, desktop i macOS bëhet akoma më i rregullt falë Desktop Stacks, në gjëndje të grupojë automatikisht të gjitha materialet e të njëjtës kategori.


Finder pasurohet me një funksion të ri Gallery që ofron një preview të shpejtë të imazheve, videove dhe dokumentave. Edhe menaxhimi i screenshot tani është më i ngjashëm me atë të iOS. Do të shfaqet menjëherë një editor për modifikimin e imazheve. Mund edhe të regjistrojmë një video të shkurtër të një pjesë të ekranit që seleksionojmë.

Continuity zgjerohet edhe në kampin e fotografisë me Continuity Camera. Kjo do të ofrojë mundësinë e shfrytëzimit të iPhone dhe iPad si një webcam ose scanner, duke kërkuar aktivizimin e fotokamerës direkt nga macOS. Sistemi operativ është pasuruar edhe me disa aplikacione që deri sot ishin një ekskluzivë e iOS. Ndërsa integrimi i plotë midis dy sistemeve do të nisë nga viti 2019.


Një vëmendje e veçantë i është dedikuar edhe privatësisë. Ndërsa Mac App Store pëson një revolucion grafik me pamje dhe funksione shumë të ngjashme me atë të App Store për iOS. macOS 10.14 do të lëshohet në shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment