Apple para pak ditësh prezantoi për publikun versionin e ri të ikonave të animuara, të cilat tashmë quhen Memoji. Ato mund të personalizohen deri në detajet më të vogla dhe në pamje do të jenë pikërisht si ju. Pra iOS 12 do t'ju lejojë të ndërtoni personazhin tuaj virtual dhe më pas ta përdorni në funksione të ndryshme për ti shprehur miqve emocione.

Memoji do të imitojë dhe rregjistrojë të gjitha mimikat e fytyrës që do të fokusohet në kameran e iPhone X e cila do të ndërtojë modelin bazë duke shfrytëzuar aftësinë e saj në ndërtimin e objekteve 3D të cilin aktualisht e gjejmë tek funksioni Face ID. Prite që modelet e vitit 2018 ta kenë të integruar këtë funksion cili do të lejojë pikërisht ndërtimin e një Memoji.

Përsa i përket Samsung, AR Emoji u prezantua bashkë me Samsung Galaxy 9 dhe pritet të jetë konkurrenti direkt i Apple në këtë sektor. Ashtu si iPhone X i cili është i vetmi që do të suportojë me funksione të plota  Memoji, Galaxy 9 është i vetmi që suporton AR Emoji.

Ndryshimi kryesor midis këtyre teknologjive qëndrojnë tek fotokamera ku Apple fiton avantazh pasi modeli që ju përfaqëson do të jetë shumë i detajuar falë funksionit 3D Depth të fotokamerës, kundrejtë personazhit që mund të ndërtohet nga fotokamera e Samsung Galaxy 9. Në videon e mëposhtme mund të shikoni ndryshimet në fjalë dhe të krijoni një ide se çfarë do të kemi në iOS 12.


/iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment