EverythingApplePro ka realizuar një video mjaft interesante ku krahason shpejtësinë e iOS 12 Beta 1 dhe iOS 11.4 në të gjitha pajisjet iPhone. Videoja zgjat disa minuta dhe ju sigurojmë se është nga më profesionalet që kemi parë deri tani pasi të krahasosh kaq shumë pajisje njëkohësisht, kërkon me të vërtetë shumë punë.

Por le të kalojmë tek rezultatet:

  • Në të gjitha testet iOS 11.4 hapet përpara.
  • Në të gjitha testet zhbllokimi si me Face ID ashtu edhe me Touch ID arrihet me të njëjtën kohë dhe animacioni që nga Lockscreen na kalon në Springboard është i njëjtë.
  • Hapja e fotokamerës është më e shpejtë (siç premton edhe Apple), sidomos kur e kemi hapur më përpara dhe është e pranishme në multitasking.
  • Hapja e aplikacionit Settings është më e shpejtë, dhe në përgjithësi edhe aplikacionet e tjera.
  • Disa rezultate të testit janë pak konfuze pasi nganjëherë iOS 12 funksionon më mirë ndërsa në ndonjë rast tjetër funksionon më mirë iOS 11.4, gjithsesi duke bërë një Test Geekbench, arrihen më shumë pikë me iOS 12, dhe këto janë të dhëna mjaft të rëndësishme. 

Po të konsiderojmë faktin që ndodhemi përballë versionit të parë beta dhe se mungojnë akoma 3 muaj punë dhe testime përpara se të lëshohet versioni zyrtare, atëherë mund të jemi tue sigurt se Apple do t'i mbajë premtimet dhe se do të kemi një sistem iOS më të shpejtë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment