iOS 12 siç e dini e ka rinovuar funksionin Do Not Disturb duke shtuar opsionin që eliminon të gjitha njoftimet gjatë gjumit. Në mëngjes, kur ky funksion nuk është më i aktivizuar automatikisht, në ekran shfaqet një tekst "Mirëmëngjes" sëbashku me parashikimet e motit. Shumë përdorues nuk arrijnë të shfaqin parashikimet e motit në ekran dhe për këtë kemi vendosur të bëjmë këtë guidë.

Si të shfaqni mesazhin "Mirëmëngjes" me parashikimet e motit në iOS 12
1. Aktivizoni Do Not Disturb Bedtime Mode. Shkoni tek Settings > Do Not Disturb. Aktivizoni butonin "Scheduled" dhe vendosni orët kur dëshironi të aktivizoni funksionin automatikisht.


2. Me këtë konfigurim, sapo të vijë ora 11.00 e natës, telefoni do të aktivizojë automatikisht funksionin "Do Not Disturb" dhe në orën 7:00 të mëngjesit do të shfqet mesazhi "Mirëmëngjes" pa parashikimet e motit.


3. Për të aktivizuar edhe parashikimet e motit, duhet të shkoni tek Settings > Privacy > Location Services dhe të zgjedhni opsionin "Always" dhe në këtë mënyrë do të shfaqet edhe moti në Lockscreen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment