Sëbashku me prezantimin e ARKit 2, Apple ka prezantuar edhe një aplikacion të ri të quajtur Measure që është në gjëndje të shfrytëzojë framework ARKit 2, për të njohur automatikisht përmasat e objekteve në një hapësirë 3D duke ofruar matjen automatike. Ky do të jetë një funksion ekskluziv i iOS 12.
Craig Federighi, ka shpalosur aplikacionin Measure në sallën e konferencës WWDC18, duke matur një valixhe me disa prekje të thjeshta në ekranin e iPhone. Pasi vizatohet një linjë matjeje në disa pika në ekran, Measure njeh automatikisht përmasat dhe i shfaq ato në ekran.
Aplikacioni njeh automatikisht format drejtkëndore, kështu që mjafton të fokusoni diçka për të patur menjëherë informacione rreth përmasave. /iPhoneAlbania
Aplikacioni njeh automatikisht format drejtkëndore, kështu që mjafton të fokusoni diçka për të patur menjëherë informacione rreth përmasave. /iPhoneAlbania
0 komente:
Post a Comment