Apple Books do të zëvendësojë iBooks dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë gjatë kësaj vjeshte, kur do të lëshohet zyrtarisht edhe iOS 12. Aplikacioni është ridizenjuar krejtësisht me qëllimin që t'i ofrojë mundësinë përdoruesve që të zbulojnë dhe lexojnë libra dhe audiolibra në mënyrë më të thjeshtë dhe të shpejtë.

Butoni i ri "Reading Now" përmban libra që përdoruesit janë duke lexuar në atë moment. Nëse me anë të opsionit "Want to Read" mund të krijoni një listë me të gjithë librat që dëshironi të lexoni. "Complete the Series" ose "You Might Like" shfaq librat që mund t'i interesojnë përdoruesit duke u bazuar tek librat që ka lexuar kohët e fundit.


Apple Books ofron për herë të parë një tab të dedikuar audiolibrave, falë të cilit përdoruesit mund të dëgjojnë librat e tyre të preferuar kudo, në iPhone dhe iPad, edhe nëpërmjet CarPlay. Ndërsa në seksionin Book Store mund të zbulojmë gjithçka që është i disponueshëm në Apple Books, përfshirë ‘Top Charts’, ‘Staff Picks’, ‘Editorial Collections’ dhe ‘Special Offers & Free’. Ndërkohë që lexojmë një libër të ri, do të marrim këshilla të personalizuara në seksionin "For You". /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment