EA ka përditësuar lojën FIFA Mobile për iPhone, duke shtuar një seksion të dedikuar Botërorit të futbollit Rusi 2018. Me këtë update mund të filloni të krijoni dhe menaxhoni skuadrën tuaj duke u nisur nga yjet që do të marrin pjesë në Botëror. Do të keni mundësi të luani FIFA World Cup deri më 1 Gusht 2018.

Çdo lojtar mund të krijojë një kombëtare:
  • Mund të ndesheni me skuadra të tjera të FIFA World Cup në kërkim të fitores finale.
  • Mund të luani me skuadra që nukjanë kualifikuar në Botëror.
  • Të parashikoni rezultatet e botës reale për të fituar pikë ekskluzive, etj...

FIFA Mobile | iOS 8 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment