Smartphone-t na kanë ndryshuar jetën dhe për këtë të gjithë janë dakord. Por jo vetëm në sensin pozitiv. Këtë e pranon edhe kreu i një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të tyre. Tim Cook, drejtues i gjigantit “Apple”, pasues i themeluesit Steve Jobes, thotë se shumë prej përdoruesve e kalojnë masën me kohën që kalojnë me aparatet e tyre.

“Mendoj se është e qartë për të gjithë se disa prej nesh kalojnë shumë kohë me këto pajisje në dorë”, thotë Cook për “Fortune Magazine” në San Francisco. “Jemi përpjekur të reflektojmë thellë mbi mënyrën se si mund t’i ndihmojmë. Sinqerisht, nuk kemi dashur kurrë që njerëzit ta ekzagjeronin me përdorimin e produkteve tona”, thotë ai.

“Ne duam që njerëzit të nxiten nga smartfonët për të bërë gjëra që nuk do t’i bënin dot ndryshe. Por nëse e kalon kohën në telefon, do të thotë se po e harxhon kot”, shprehet Cook. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment