Më në fund ka mbërritur edhe versioni i parë beta publik i iOS 12, që mund të instalohet nga çdo përdorues që dëshiron ta testojë atë përpara lëshimit zyrtar gjatë kësaj vjeshte. Sipas ekspertëve ky version korrispondon me versionin e dytë beta për zhvilluesit dhe sjell të njëjtat funksione.

Ju njoftojmë gjithashtu se ky version i iOS 12, edhe pse beta publik, mbetet një version test që mund të reduktojë qëndrueshmërinë dhe përformancën e pasjisjes tuaj. Megjithatë do të keni avantazhin të testoni funksionet e reja të iOS 12.

Nëse në të kaluarën nuk keni instaluar asnjëherë një version beta publik të iOS, ju rekomandojmë të ndiqni guidën tonë të detajuar. Ju ftojmë gjithashtu të komentoni poshtë këtij artikulli përshtypjet tuaja të para nëse e keni testuar iOS 12. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment