Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

TextGrabber + Translator, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
TextGrabber është një program mjaft i dobishëm i cili ja vlen ta keni në iDevice. Funksioni i tij është mundësia për të seleksionuar text dhe më pas i gjithë teksti mund të përkthehet në një gjuhë tjetë, vetëm me pak lëvizje.

Fox Eats Chicks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fox Eats Chicks është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një dhelpër të ushqehet duke ngrënë të gjitha pulat që do të gjej gjatë rrugës së saj. Kini kujdes sepse përpara se ti kapë ato, ajo duhet të evitoj të gjitha grackat.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment