Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- MyScript Calculator, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
MyScript Calculator është një program i dobishëm që do t'ju ndihmojë në mënyrë të menjëhershme, në llogarijen e veprimeve aritmetike.  Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Toddler Learning Games, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Toddler është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve dhe në të përfshin disa kuice interaktive ku ato do të mësojnë dhe të përmirësojnë aftësinë e të menduarit. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


PirTie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PirTie është një program argëtues në të cilin mund të krijoni imazhe abstrakte duke ndryshuar ngjyrat dhe figurat gjeometrike të cilat përbëjnë vetë imazhin. Me pak fantazi mund të krijoni imazhe të veçanta dhe më pas ti ruani ato.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment