Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dumber League, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dumber League është një lojë tepër argëtuese pasi do të luani ekipin e futbollit që do ta ndërtoni vetë, në ligën e diletantëve. Gjatë lojë mund të ndodhë çdo gjë, ku ju duhet vetëm të shënoni pa patur parasysh se sa e dëmtoni kundërshtarin. Kini kujdes sepse dhe ai do të tentojë të bëjë të njëjtën gjë.


- Primed Mind, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Prime Mind është një program i cili i dedikohet shëndeti mendor. Ai sjell për ju disa guida për të relaksuar mëndien ose teste dhe kuice për të zhvilluar më tej aftësitë e tij. Këshillat dhe guidat që do të gjeni, këshillohen dhe janë të përdorshme nga mjekët. Sot programin mund ta shkarkoni falas.


- Bitcoin Converter, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bitcoin Converter është një program i cili sjell në kohë reale informacione në lidhje me shkëmbimin e monedhave dixhitale si Bitcoin. Do të keni mundësi të shikoni të dhëna jo vetëm mbi Bitcoin por dhe monedha të tjera. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment