Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Sentence Build Master, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Sentence Build Master është një lojë me temë kuic ku ju duhet të formoni fjalitë me fjalët që ju vihen në dispozicion, brënda një kohe të paracaktuar. Loja ju ndihmon edhe në përmirësimin e gjuhës Angleze.


- Deep Sleep Aid, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
 Deep Sleep Aid është një program i cili sjell në iOS shumë sequenca zanore të cilat mund ti dëgjoni  para se të flini gjumë dhe do t'ju ndihmojnë të ndiheni të relaksuar dhe të bëni një gjumë të thellë. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.

Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment