Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Rhyme Time Stickers, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Rhyme Time Stickers është një program i cili do të shtojë në tastierën e iOS një listë me ikona të cilat do ta bëjnë komunikimin me mesazhe më tërheqëse me imazhe të cilat shprehin emocione apo fjalët që do të donit ti thonit personit që po komunikoni. Sot këtë program mund ta merrni falas.


aTimeLogger 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
aTimeLogger është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Me pak minuta në ditë të harxhuara me këtë program, ai do t'ju sjellë statistika mujore në lidhje me aktivitetet tuaja. Ai do t'ju tregojë se si e harxhoni kohën  dhe në çfarë eventesh e shpenzoni më shumë atë. Ja vlen ta keni edhe këtë program.

- DailyWeight, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DailyWeight është një program i cili ju ndihmon të mbani në kontrollo peshën e trupore. Do të mjaftojë të shtoni vetëm peshën fillestar dhe më pas programi do të llogarisë në mënyrë automatike, peshën duke shfrytëzuar informacione që vijnë nga sensorët e iDevice.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment