Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Timer 7, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Timer 7 është një program i cili ju lejon të përcaktoni alarm zgjimi në mënyrë të shpjetë dhe mbi të gjitha mund të përcaktoni ju sa herë do të përsëritet kur vjen momenti i njoftimit. Ja vlen ta merrni atë.


- Counters, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Counters është një program i dobishëm i cili ju vjen në ndihmë të mbani një numërues dixhital për çdo objekt që dëshironi. Përshëmbull nëse doni të numëroni saktësish se sa kafe pini në ditë, program ju ndihmon ta keni këtë informacion gjithmonë në plan të parë. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- Pixel Maze, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel Maze është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni zgjidhjen në labirinthe të ndërtuara mbi një grafikë minimaliste. Në fillim do t'ju duket e lehtë por është një lojë që do t'ju bëjë për vete pasi për të kaluar nga një nivel tek tjetër kërkohet impenjim mendor.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment