Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Seek XR, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Seek XR është një program inovativ i cili shfrytëzën teknologjinë e realitetit të shtuar ose të ashtu quajturin AR (Augmented Reality) dhe ju jep mundësinë të krijoni objekte në 3D dhe më pas ti ndani ato me miqtë online. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Backgammon HD, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Backgammon Premium sjell në iOS lojën e famshme tavëll në të cilën mund të sfidoni të gjithë miqtë tuaj online. Gjitashtu mund të luani edhe në versionin e karrierës ku duhet të mundni më të mirët për të qënë i pari. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


Tadaa SLR, nga 2.69€, falas. /iPhone
Tadaa është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar mbas fotografisë. Programi pasi instalohet do të na japë mundësinë të fokusojmë objektivin që duam të fotografojmë në mënyrë mjaft profesionale. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment