Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- My Multiplication, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
My Multiplication është një program i dobishëm për fëmijë të cilët po mësojnë veprimet matematike. Ai do ti ndihmojnë të mbajnë mënd veprime si tabelën e shumëzimit. Sot këtë program mund ta merrni falas.


- BTC: Bitcoin Price Alert, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
BTC është një program i cili ju sjell njoftimet në iOS në lidhje me ndryshimin e çmimit të Bitcoin, në kohë reale. Nëse jeni të interesuar për këtë sektor, ja vlen ta merrni programin i cili sot mund të shkarkohet falas.



- Best Essential Oils, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Best Essential Oils është një program i cili sjell shumë këshilla për të ruajtur ose përmirësuar shëndetin, nëpërmjet rrecetave bimore të vajrave të ndryshëm të cilët ndihmojnë organizmin në aktivitetet e përditshme. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment